Xhamia e parë e shqiptarëve në Mynih u themelua në vitet ’85 dhe ndodhej në Dachauerstraße. Ajo ishte një hap i vogël, por i rëndësishëm, për komunitetin e atëhershëm shqiptar që po kërkonte një vend të përbashkët për lutje, organizim dhe identitet.
Më vonë, komuniteti u zhvendos në Landsbergerstraße 75. Atje, në vitin 1993, u formua edhe kryesia e parë zyrtare. Arkëtari i parë ishte Lutvi Osmani nga Trnova, i cili shërbeu në bashkësinë islame me përkushtim dhe përgjegjësi.
Në vitin 1995, anëtarësia shqiptare u rrit ndjeshëm. U vendos një sekretar i ri, Bejkim Sejdini, ndërsa drejtimin e rinisë e mori Afet Rusiti, i cili njëkohësisht shërbeu edhe si sekretar i bashkësisë islame.
Në vitin 1997, Afet Rusiti u zgjodh kryetar i bashkësisë islame, duke sjellë një periudhë të re riorganizimi dhe konsolidimi.
Më 26 maj 2000 u hodh një hap historik: u formua Qendra Islame Shqiptare “El Furkan”, e vendosur në Thalkirchner Straße 35. Ky institucion u bë qendra shpirtërore, kulturore dhe organizative e shqiptarëve muslimanë në Mynih.
Kryesia aktuale përbëhet nga: Kryetari Afet Rusiti, Sekretari Bajram Iljasi, Arkëtaret Naser Bajrami dhe Shujip Seejfullahu dhe Imami Haxhi Ujkan Ef. Sejdini
Offline Website Software