Mirësevini në Qendrën Islame Shqiptarë El Furkan

Mobirise
Mobirise Website Builder

Rruga Historike e Komunitetit Islam Shqiptar në Mynih

Xhamia e parë e shqiptarëve në Mynih u themelua në vitet ’85 dhe ndodhej në Dachauerstraße. Ajo ishte një hap i vogël, por i rëndësishëm, për komunitetin e atëhershëm shqiptar që po kërkonte një vend të përbashkët për lutje, organizim dhe identitet.

Më vonë, komuniteti u zhvendos në Landsbergerstraße 75. Atje, në vitin 1993, u formua edhe kryesia e parë zyrtare. Arkëtari i parë ishte Lutvi Osmani nga Trnova, i cili shërbeu në bashkësinë islame me përkushtim dhe përgjegjësi.

Në vitin 1995, anëtarësia shqiptare u rrit ndjeshëm. U vendos një sekretar i ri, Bejkim Sejdini, ndërsa drejtimin e rinisë e mori Afet Rusiti, i cili njëkohësisht shërbeu edhe si sekretar i bashkësisë islame.

Në vitin 1997, Afet Rusiti u zgjodh kryetar i bashkësisë islame, duke sjellë një periudhë të re riorganizimi dhe konsolidimi.

Më 26 maj 2000 u hodh një hap historik: u formua Qendra Islame Shqiptare “El Furkan”, e vendosur në Thalkirchner Straße 35. Ky institucion u bë qendra shpirtërore, kulturore dhe organizative e shqiptarëve muslimanë në Mynih.

Kryesia aktuale përbëhet nga: Kryetari Afet Rusiti, Sekretari Bajram Iljasi, Arkëtaret Naser Bajrami dhe Shujip Seejfullahu dhe Imami Haxhi Ujkan Ef. Sejdini

Njoftime nga qendra
  • Qëndro i informuar për gjithçka që ndodh në Qendrën Islame Shqiptare El Furkan.
☁️ Best offers ☁️ Free delivery ☁️ Perfect design ☁️ Comfort ☁️ Support 24/7 ☁️ Vibes
☁️ Best offers ☁️ Free delivery ☁️ Perfect design ☁️ Comfort ☁️ Support 24/7 ☁️ Vibes

Shërbimet tona

Mobirise Website Builder
Shërbime të përgjithshme nga Imami
Mobirise Website Builder
Mësim fetar islam për fëmijë
Mobirise Website Builder
Aktivitete sociale

Na vizitoni

Na kontaktoni

‌

Offline Website Software